-4.5 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtësi)

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari.” (Shura, 28). Gjithashtu thotë: “Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është.” (Haxh, 78)
Dallimi mes El Velij dhe El Mevla qëndron në atë se El Velij është Ai i Cili i merr gjërat dhe rregullon gjendjet. Kjo është mbrojtje e përgjithshme. Ndërsa El Mevla është Ndihmës të cilit besimtarët i mbështeten. Ai i ruan dhe i mbron ata në çaste të vështira dhe jo të vështira. Kjo është mbrojtje e veçantë. Pikërisht për këtë arsye i ka veçuar besimtarët dhe ky emër është i lidhur me ndihmën në shumë vende në Kuran. Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë ngase Allahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.” (Muhamed, 11). Gjithashtu thotë: “Po nëse refuzojnë, ta dini se Allahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.” (Enfal, 40). Gjithashtu thotë: “Thuaj: “Ne nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Teube, 51)

El Mubin (I Qarti)

Emri El Mubin është përmendur në Kuran. I Përveçëm, i cili tregon cilësi të përsosur, ashtu siç qëndron në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Atë ditë Allahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se Allahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.” (Nur, 25)
Ky emër nuk është përmendur vetëm në këtë ajet kuranor e as nuk është përmendur në hadith sahih, mirëpo ajeti është mjaft i qartë dhe argument i mjaftueshëm se Allahu ka emërtuar Veten me këtë emër. Ky emër ka ardhur pas shpifjeve që i janë bërë nënës së besimtarëve, Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të. Allahu shfaqi dhe tregoi pastërtinë e saj nga ajo që ia mveshën dhe i qartësoi për besimtarët pastërtinë dhe pozitën e lartë që gëzon ajo.

El Hajj El Kajjum (I Gjalli, i Përjetshmi)

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu – s’ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255). I Gjalli, i Përjetshmi, jetë të përsosur, qëndron vetvetiu. Është i Përjetshëm për banorët e qiejve dhe të tokës, i rregullon çështjet e tyre, furnizimet dhe të gjitha gjërat e tjera.
I Gjalli është Ai i Cili ka përmbledhur cilësitë lëndore (dhatije), ndërsa i Përjetshmi përmbledh cilësitë veprore dhe bashkimi i këtyre dy emrave është bashkim shumë i qëlluar dhe i përshtatshëm, ashtu siç i mblodhi Allahu në shumë vende në Kuran, si: “Allahu – s’ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255). Pikërisht për këtë sepse ato ngërthejnë të gjitha cilësi të përsosura. I Gjalli është me jetë të përsosur. Dhe kjo përfshin të gjitha cilësitë lëndore të Allahut, si: dituria, krenaria, fuqia, dëshira, madhështia dhe cilësi të tjera.
El Kajjum është përjetshmëri e përsosur. Ai qëndron vetvetiu. Cilësitë e Tij janë madhështore. S’ka nevojë për askënd nga krijesat e Veta. Ai krijoi dhe mirëmban qiejt, tokën dhe çfarë ka në to. Ai s’ka nevojë për to për asgjë, por ato kanë nevojë për Të. I Gjalli, i Përjetshmi është Ai i Cili posedon të gjitha cilësitë e përsosura. Ai vepron çfarë do. Nëse do diçka, vetëm thotë bëhu dhe bëhet. Të gjitha cilësitë veprore, cilësi të madhështisë dhe nderit kthehen tek emri El Kajjum. Të gjitha cilësitë e përsosura kthehen te këta dy emra fisnikë. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur në hadith emri i madh i Allahut me të cilin nëse lutet, përgjigjet, nëse i kërkohet, Ai jep. “Allahu – s’ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”, ngase përfshijnë çdo përsosmëri. Cilësitë lëndore kthehen tek emri El Hajj (I Gjalli), ndërsa domethëniet veprore kthehen tek emri El Kajjum (I Përjetshmi).

Husejn Serraxh
28.12.2007

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit