14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Izraeli vendos mbylljen e zyrës së Al Jazeera-s në Jerusalem

Më të lexuarat

Ministri izraelit i Komunikimeve me pretendimin se televizioni me qendër në Katar “kryen nxitje kundër Izraelit”, ka theksuar se Izraeli po ndjek “vendimin e vendeve arabe që kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera-s”

JERUSALEM (AA) – Izraeli ka marrë vendimin për të mbyllur zyrën në Jerusalem të kanalit televiziv me qendër në Katar, Al Jazeera, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit televiziv “Kanal 7” i cili transmeton në Izrael mësohet se ministri i Komunikimeve me origjinë Druzo-Arabe, Ejup Kara, në një konferencë për shtyp është shprehur se do të mbyllet zyra e Al Jazeera-s në Jerusalem.

Ministri izraelit me pretendimin se televizioni me qendër në Katar “kryen nxitje kundër Izraelit”, në deklaratën e tij duke mos “konfirmuar datën e mbylljes”, ka theksuar se Izraeli po ndjek “vendimin e vendeve arabe që kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera-s”.

Në lidhje me mbylljen e kanalit ministri izraelit është shprehur se “Izraeli është në të njëjtën anë me vendet e moderuara arabe që luftojnë ekstremizmin fetar dhe terrorizmin. Në Izrael nuk ka vend për një kanal që mbështet terrorizmin. Izraeli ndjek Arabinë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin që kanë mbyllur në vendet e tyre zyrat e Al Jazeera-s. Këto vende shprehen se ky kanal është një mjet i DEASH-it, Hizbullahut dhe Iranit, dhe ne mbështesim këtë prirje. Ne jemi një vend demokratik, por luftojmë me ata që dëmtojnë sigurinë e Izraelit. Al Jazeera në vend të përdorimit të lirisë së shprehjes kryen nxitje kundër Izraelit”.

Ndërsa në anën tjetër drejtori i Al Jazeera-s për zyrën e Palestinës, Velid El-Omeri, në një deklaratë për gazetarin e AA-së është shprehur se Izraeli deri tani nuk ka kryer ndonjë “njoftim zyrtar.”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një postim nga llogaria e tij në median sociale, në lidhje me mbylljen e Al Jazeera-s ka theksuar se, “Përgëzoj ministrin e Komunikimeve, Ejup Kara, i cili në kuadër të udhëzimeve të mia ka marrë një sërë masash kundër nxitjeve të Al Jazeera-s”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit