Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë afër rrugës “Ali Visha” tek Komuna e Parisit. Viktima është Hikmet Kotorri 45 vjeç nga Përmeti, i cili njihet si biznesmen ndërtimi i kompanisë “Hapësira X”.
Policia po heton lidhur mbi vrasjen, ndërsa uniformat blu dyshojnë se vrasja mund të jetë bërë me pagesë, raporton “Shekulli”.
Biznesmeni ka qenë duke hyrë në banesën e tij kur është qëlluar.
Një muaj më parë, një mikut të tij i është bërë atentat me eksploziv të telekomanduar brenda në makinën që shpërtheu afër Kopshtit Zoologjik. /Telegrafi/