Sipas një studimi punonjësit britanikë dalin me qenë më pak miqësor ndaj kolegëve të tyre, përcjell gazeta Mirror.
Sipas këtij studimi, gati gjysma e britanikeve janë gati ta sakrifikojnë miqësinë e tyre me kolegët e punës për hir të ngritjes në detyrë.
Gjithashtu, studimi zbulon se më shumë se 2 të 3-tat e britanikëve (70%) nuk shoqërohen me ish kolegët e tyre kur ata e ndryshojnë vendin e punës ndërsa vetëm 22 % vazhdojnë të mbajnë lidhje me ish kolegët e tyre.
Nga studimi, Indonezia mbetet vendi më miqësor ku rreth 57% ruajnë marrëdhëniet me ish-kolegët.