1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Siri – 13 Të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në Damask

Më të lexuarat

Kryeqyteti sirian u trondit sot nga një shpërthim i fuqishëm.

Shpërthimi ndodhi në lagjen qendrore Merxhe të Damaskut dhe shkaktoi 13 të vdekur dhe më shumë se 70 të plagosur.

Bomba ishte vendosur pranë ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pas shpërthimit në qiell u ngrit një shtresë e trashë tymi. Nga lagjja në fjalë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Objektet që gjendeshin përreth pësuan dëme të mëdha nga presioni i madh i eksplozivit të përdorur në sulmin me bombë.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se nga shpërthimi kanë gjetur vdekjen 13 persona dhe janë plagosur më shumë se 70 të tjerë.

Mësohet se 3 prej 13 viktimave gjithsej ishin punonjës të sigurisë fizike.

Kurse dje në Damask ishte kryer atentat me bombë kundër autokolonës së Kryeministrit të regjimit të Esadit, Vail el-Halki.

Kurse sipas një lajmi të gazetës angleze “Indipendent” ushtria siriane ka marrë vendim për krijimin e një reparti të ri të përbërë nga “Milicë Shebiha”.

Njësia e re ushtarake është krijuar nën emrin “Forcat Kombëtare të Mbrojtjes” dhe do të veprojë nën kontrollin e ushtrisë së Sirisë.

Sipas specialistëve një vendim i tillë tregon se fuqia operacionale e ushtrisë së varur nga regjimi është dobësuar ndjeshëm.

Ndërsa opozitarët pretendojnë se Esadi me këtë veprim synon të legjitimojë dhe pajisë me një identitet zyrtar milicët Shebiha, të cilët njihen për torturat dhe vrasjet e popullatës civile në Siri./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit