12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Riadi ndalon tempujt joislamikë

Më të lexuarat

Ministri saudit i Drejtësisë Muhamed Al Isa thotë se Arabia Saudite si “djep i vendeve të shenjta islamike” nuk do të lejojë që religjione të tjera të kenë aty tempuj.

“Kjo ka të bëjë sikur me të krishterët ashtu edhe me budistë ose hindusë. Kjo megjithatë nuk do të thotë se nuk respektohen të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Feja shtetërore në Arabinë Saudite është islami i orientimit vahabit e sunduesi konsiderohet “rojtar i vendeve të shenjta të Mekës e të Medinës “, njoftojnë medie të huaja.

Në Arabinë saudite jetojnë rreth 1,5 milion punëtorë të huaj me besim joislam. Në mesin e të krishterëve me të shumët janë koptët, filipinasit, palestinezët dhe evropianët. Ata nuk e kanë asnjë tempull e është e ndaluar edhe bibla si dhe bartja e simboleve joislamike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit