-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si të bëjmë vetë në shtëpi ilaç enësh

Më të lexuarat

Ilaçi i enëve është detergjenti që mbaron më shpejt. Para të shpenzuara dhe duar të ashpra  pas çdo larje për shkak të agjentëve abrasivë që gjenden në brendësi të këtij produkti. Por ka një mënyrë për të përgatitur vetë ilaçin e enëve duke kursyer para dhe jo vetëm kaq pasi një detergjent në kushte shtëpie është shumë herë me efektiv në heqjen e yndyrës dhe shkëlqimin e gotave. Ndiqni hapat si më poshtë dhe do të na falenderoni.

Nevojiten:
1 gotë sodë bikarboni
1 gotë sodë
1 gotë kripë
½ e gotës acid citrik
1 lugë lëng limoni.

Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit e thatë në një enë. Shtoni pikat e limonit. Përzieni masën dhe vendoseni në një gotë qelqi me kapak, dhe në çdo larje enësh përdorni  nga 2 lugë nga masa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit