Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi se e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se cila vepër është më e dashura tek Allahu? Ai është përgjigjur: “Namazi në kohën e tij.” Pastaj e ka pyetur: “Pas kësaj cila?” Ai tha: “Rrespektimi i prindërve.” Pastaj cila?- e ka pyetur përsëri. Ai është përgjigjur: “Xhihadi në rrugën e Allahut.”
Ibën Mesudi thotë se i ka treguar për këto e po të vazhdoja ta pyesja, prap do të më tregonte. (Transmeton Buhariu)
Nga Enes ibën Maliku transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai njeri që deshiron t’i shtohet furnizimi (rrizku) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore.” (Transmeton Buhariu)
Thotë Aishja se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është pyetur se cilat vepra janë më të dashura tek Allahu, ai tha: “Ajo vepër që është e vazhdueshme edhe nëse është e paktë.” Gjithashtu ka thënë: “Ngarkojeni veten me vepra vetëm aq sa keni mundësi t’i përballoni!” (Transmeton Buhariu)
Nga Ebu Musa transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai njeri që dëshiron takimin e Allahut edhe Allahu dëshiron takimin e tij; ai që urren takimin e Allahut edhe Allahu urren takimin e tij.” (Transmeton Buhariu)
Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “ Kur Allahu i Lartësuar e do një njeri e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e ka dashë filanin, duaje edhe ti! E Xhibrili e do atë. Pastaj ai lajmëron në qiell se Allahu e do filanin, prandaj edhe ju duajeni atë! Dhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj ai njeri bëhet i pranuar te banorët e tokës.” (Transmeton Buhariu)
Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa më të urryerat janë tregjet.” (Transmeton Buhariu)
Aishja trasmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Vepra më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është e pakët.” Aishja kur e bënte një vepër, vazhdonte në praktikimin e saj.” (Transmeton Muslimi)
Bera ibën Azib thotë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ai që i do ensarët Allahu e do atë, kurse ai që i urren ensarët edhe Allahu e urren atë.” (Ibën Maxhe)
Nga Ebu Jusri transmetohet se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush dëshiron që Allahu ta vendosë nën hijen e Tij, le të përkujdeset ndaj atij që ka vështirësi dhe le t’i ndihmojë atij.”
Abdullah ibën Amër ibën Asi thotë se Profeti i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit, gjithashtu edhe namazi i tij është më i dashuri. Daudi flinte gjysmën e natës dhe falej një të tretën, pastaj vazhdonte e flinte një të gjashtën e tij. Kurse për agjërimin, ai një ditë agjëronte e një ditë e prishte agjërimin.” (Transmeton Ahmedi)
Gjithashtu nga Abdullah ibën Amri transmetohet se i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush dëshiron të largohet nga zjarri i xhehenemit dhe të hyjë në xhenet, le ta arrijë vdekjen duke besuar Allahun dhe Ditën e Fundit dhe le të sillet me njerëzit ashtu siç ka dëshirë Allahu.” (Transmeton Ahmedi)
Nga Semure ibën Xhundub transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: La ilahe il Allah, Allahu ekber, Subhanallah, Elhamdulilah. Nuk prish punë se me cilën ia fillon.” (Transmeton Ahmedi)
Transmetohet nga Mahmud ibën Lebid se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kur Allahu e do një popull, Ai i sprovon ata. Kush bën durim, ai do të shpërblehet për durimin e tij e kush nuk bën durim edhe ai do të shpërblehet për të.” (Transmeton Ahmedi)
Shënim: Disa nga hadithet janë sahih dhe disa janë hasen.
Përgatiti: Alaudin Abazi