3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rregullat e istihadës dhe nifasit (lehonisë)

Më të lexuarat

Istihada është vazhdimësia e rrjedhjes së gjakut tek femrat, duke mos u ndalur asnjëherë ose ndalet shumë pak si dy apo tri ditë.

1.Istihada ka tre raste:

Rasti i parë: Nëse femra ka patur hajz të ditur para istihadës, atëherë ajo kthehet në orarin e rregullt të hajzit të saj, kështu që kohën e hajzit e konsideron hajz, kurse kohën tjetër istihada.

Rasti i dytë: Nëse femra nuk ka patur hajz të njohur para istihadës, duke vazhduar rrjedhja e gjakut pa ndërprerë që kur e ka parë gjakun për herë të parë, atëherë femra punon sipas cilësive të dalluara të gjakut, siç janë njgjyra e zezë, vrazhdësia, era; dhe çdo gjë që është jashtë saj konsiderohet istihada.

Rasti i tretë: Nëse femra nuk ka hajz të njohur dhe nuk mund të bëjë kurrfarë dallimi të saktë në mes gjakrave, duke qenë istihada e vazhdueshme që kur e ka parë gjakun e parë dhe gjaku nuk ka kurrfarë cilësi dalluese që mund t’i themi hajz, atëherë kjo femër vepron sipas natyrës së shumicës së grave dhe hajzi i saj mbetet gjashtë apo shtatë ditë për çdo muaj (hënor), duke filluar nga dita e parë që e ka parë gjakun, kurse ditët e tjera llogariten istihada. Në qoftë se e ka harruar ditën e fillimit të gjakut, atëherë fillon në ditën e parë të çdo muaji hënor.

  1. Çdo femër me istihada obligohet të marrë abdes për namaz kur të hyjë koha e atij namazi. Para se të marrë abdes i pastron rrobat nga gjaku dhe vendos diçka që e pengon daljen e gjakut, mundësisht derisa të falet.
  2. Lëngu i bardhë, i cili del nga mitra e jo nga kanali i urinës, është i pastër dhe në qoftë se është i vazhdueshëm nuk e prish abdesin, por merr abdes kur të hyjë koha e namazit dhe i falë farzet dhe nafilet, e nëse gjaku ndalet nganjëherë, ai e prish abdesin, e femra e vonon namazin deri në kohën kur t’i ndalet gjaku, por jo derisa t’i kalojë koha e namazit, e nëse i frikësohet daljes së kohës së namazit merr abdes, ndalon gjakun me ndonjë pengesë mbrojtëse dhe falet.

 

Nifas është gjaku që rrjedh nga mitra për shkak të lindjes, në momentin ë lindjes, pas saj ose para dy apo tri ditëve me dhimbje.

Kohëzgjatja më e gjatë e nifasit është 60 ditë, nëse është i pandërprerë me kohë të njejtë. Nuk duhet tejkaluar 60 ditëshin edhe nëse nuk i ndalet gjaku, por lahet dhe fillon të falet, përveç nëse fillon hajzi i saj, atëherë pret sa të kalojë kjo periudhë, lahet dhe fillon të falet. Nëse dita e 61 nuk i qëllon hajzi i saj dhe nuk i ndalet gjaku, ky gjak konsiderohet gjak jo i zakonshëm dhe femra lahet menjëherë dhe merr abdes pas hyrjes së kohës së çdo namazi dhe falet.

Nëse gjaku i nifasit ndalet dhe pastaj prap vazhdon me ngjyrën e tij, erën dhe cilësitë e tij dhe është brenda 60 ditëshit, konsiderohet nifas, e nëse jo atëherë është hajz, e nëse vazhdon e nuk ndalet, atëherë është istihada.

Në qoftë se shtatzëna dështon pas 81 ditëve, duhet të sigurohemi se a është i formësuar apo jo. E në qoftë se është i formësuar, atëherë gjaku është gjak nifasi dhe zakonisht kur shtatzëna i mbush 90 ditë është e formësuar. Nëse dështon para 80 ditëve nuk ka nifas dhe gjaku konsiderohet si asgjë, ndërsa femra konsiderohet mustehada, e pastron gjakun dhe merr abdes kur të hyjë çdo kohë namazi. Kontakti seksual nuk urrehet nëse gjaku ndalet para 40 ditëve.

 

Përktheu: Faruk Lohaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit