Drejtësia turke i ka shqiptuar pianistit të njohur, Fazil Say, dënimin prej 10 muajsh me kusht.Gjykata në Stamboll ka shpallur Say-n fajtor për fyerje të vlerave fetare me një seri postimesh në Twitter, në prill të vitit të kaluar, transmeton REL.
Në një postim, ai ka thënë se “maskarenjtë dhe hajdutët janë Allah-istë”.
Në të kaluarën, Say ka akuzuar edhe Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë e cila sipas tij ndjek agjendë të fshehtë islamike.
Say ka luajtur me orkestrat në Berlin, Nju Jork, Tokio dhe Izrael./kohaislame