Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq gjatë një bisede të zhvilluar sot me kryeparlamentarin e Turqisë, Xhemil Çiçek ka theksuar se Serbia gjatë bisedimeve ka treguar gatishmëri për të bërë hap historik, transmetojnë mediat serbe.
Sipas B92, kryetari i Serbisë i ka thënë Çiçekut se në bisedimet në Bruksel, Beogradi ka treguar gatishmëri për një hap qenësor.
Nikoliq ka ripërsëritur qëndrimin e Serbisë, se me vazhdimin e bisedimeve mund të gjendet zgjidhja e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët, thuhet në komunikatën nga Presidenca serbe, të transmetuar nga mediat e Beogradit./koha/kohaislame