Mbetjet e një çifti, të gjetur në një akullnajë të zhdukur në Alpet Zvicerane 75 vjet pasi ata u zhdukën, u varrosën për herë të fundit të shtunën afër fshatit të tyre të lindjes.
Dy vajzat e tyre të mbijetuara ishin të pranishme në shërbimin e funeralit në kishën e kantonit të Savies në Valais, pak kilometra nga Chandolin ku Marselin Dumoulin dhe gruaja e tij Fransine jetonin kur u zhdukën më 15 gusht 1942, përcjell KohaIslame.com
Dumoulin, i cili ishte 40 vjeç, dhe gruaja e tij 37 vjeçare, kishin lënë shtëpinë e tyre atë mëngjes duke shpresuar të kontrollonin bagëtitë e tyre, të cilat mbaheshin në një kullotë alpine në kantonin fqinjë të Bernit.
Pas dy muajsh kërkimi të pafrytshëm për çiftin, shtatë fëmijët, atëherë ishin të moshës 2 deri në 13 vjeç, u vendosën në kujdestari.
Pas më shumë se shtatë dekadave, mbetjet e prindërve të tyre u zbuluan më 13 korrik – të ruajtura në akullnajën e Tsanfleuron në një lartësi prej 2,600 metrash – nga një punonjës i një vendpushimi lokal./KohaIslame.com/