Egjipti dhe Liga Arabe i bëjnë thirrje Izraelit të veprojë me maturi

Më të lexuarat

Liga Arabe ka dënuar “policinë e cila ka përdorur forcë të tepruar dhe municion të vërtetë për të shpërndarë palestinezët e pambrojtur”

KAJRO (AA) – Autoritetet egjiptiane i bënë thirrje Izraelit në uljen e tensioneve që pasuan pas instalimit të detektorëve metalikë në hyrje të xhamisë Al-Aksa, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Egjipti është jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me përdorimin disproporcional të forcës nga ana e policisë izraelite kundër palestinezëve në Jerusalem dhe përreth Al-Aksas, theksohet në deklaratë.

“Qeveria izraelite duhet të veprojë në mënyrë të arsyeshme para se përpjekjet për rifillimin e negociatave të paqes për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë të çështjes palestineze të kenë vdekur”, thonë nga Ministria egjiptiane.

Liga Arabe gjithashtu ka dënuar “policinë e cila ka përdorur forcë të tepruar dhe municion të vërtetë për të shpërndarë palestinezët e pambrojtur”

Përmes një deklarate i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësi dhe të paralajmërojnë Izraelin që të ndalojë veprime të tilla dhe të respekton vendimet ndërkombëtare lidhur me statusin e Jerusalemit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit