13.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Egjipt: Në kaos procesi gjyqësor kundër ish presidentit Mubarak

Më të lexuarat

Kryetari i trupit gjykues në Kajro ka dhënë dorëheqjen para fillimit të procesit ndaj ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Ai ka deklaruar se ndihej në siklet për këtë cështje dhe e ka braktisur sallën në një kaos të vërtetë. Sapo ka hyrë në sallën e gjyqit, kryetari i truit gjykues ëshët pritur me protesta nga familjarët e viktimave. Këta të fundit kanë kundërshtuar pozitën e tij pasi është i nëjjti gjykatës që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për atë që njihej si beteja e deveve. Një nga episodet më të dhunshme që kanë ndodhur në sheshin Tahrir në fillim të revolucionit në janar të 2011-ës. Seanca gjyqësore ëshët shtyrë dhe dosja i është dërguar gjykatës së apelit që do të caktojë një kryetar të ri të trupit gjykues. Mubarak është larguar nga salla me barelë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit