Dhoma e Lartë e Parlamentit të Francës ka miratuar ligjin që u garanton çifteve homoseksuale të drejtën për t’u martuar dhe për të birësuar fëmijë.
Në Dhomën e Ulët, masa është miratuar muajin e kaluar.
Legjislacioni është mbështetur fuqishëm nga socialistët në pushtet dhe aleatët e tyre, transmeton Rel.
Por, ai ka mobilizuar qindra mijëra njerëz në mbarë Francën, në protesta kundër martesave të gjinisë së njëjtë./Ind