Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, dënoi ashpër sulmin ndaj imamit të Xhamisë Al-Aksa…
Gjatë ndërhyrjes ndaj xhematit pas faljes së namazit të jacisë në zonën e Portës me Luanë në Xhaminë Al-Aksa, policia izraelite plagosi imamin e kësaj xhamie, Sheik Ikrime Sabri.
Policia izraelite ndërhyri ndaj palestinezëve, të cilët në shenjë proteste për vendosjen e detektorit elektronik të metalit në hyrjet e Xhamisë Al-Aksa nga ana e forcave izraelite e falnin namazin e jacisë para Portës me Luanë.
Gjatë tentativës së forcave izraelite të sigurisë për të shpërndarë xhematin e mbledhur duke përdorur dhunë joproporcionale, u plagos me plumb gome edhe kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i Xhamisë Al-Aksa, Sheik Sabri.
Imami i plagosur u dërgua në spitalin el-Makasid që ndodhet në Jerusalemi e pushtuar Lindor.
Deri më tani nga autoritetet nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të Sheik Sabri.
Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës deklaroi se në ngjarjet e dhunës të jetuara tek Porta me Luanë janë plagosur një numër i madh i njerëzve në mesin e të cilëve disa janë në gjendje të rëndë dhe të mesme.
Policia izraelite herë pas here ndërhynë ashpër ndaj xhematit i cili kryen faljen para portave të Aksas. Ndërkaq kolonët hebrenj ashtu sikurse më herët vazhdojnë të hyjnë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa nën përcjelljen e policisë izraelite.
Ndërkaq kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, dënoi ashpër sulmin e ushtarëve izraelitë ndaj xhematit para Portës me Luanë në Xhaminë Al-Aksa dhe plagosjen e imamit, Sheik Ikrime Sabri.
Në lidhje me plagosjen e imamit të Xhamisë Al-Aksa, Sheik Sabri, nga ana e ushtarëve izraelitë, Mehmet Gormez publikoi një mesazh nëpërmjet llogarisë së tij në mediat sociale.
“Dënoj ashpër sulmin e ushtarëve izraelit ndaj ambasadorit të paqes, ish-myftiut të Jerusalemit dhe imamit të Xhamisë Al-Aksa, Ikrime Sabri, të kryer pas namazit të jacisë”, shkroi Gormez në mesazhin e tij, ndërsa theksoi se ato që po jetohen përreth Xhamisë Al-Aksa, shkaktojnë shqetësime të mëdha tek çdo njeri.
