1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbulohet në Turqi “buzëqeshja” më e lashtë në histori

Më të lexuarat

Një enë balte 3.700-vjeçare, zbukuruar me një “emoji” buzëqeshjeje, është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Karkamisit në Gaziantep të Turqisë…

Një enë balte 3.700-vjeçare, zbukuruar me një “emoji” buzëqeshjeje, është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Karkamisit në Gaziantep të Turqisë.

“Deri këtë vit, në Karkamis kemi zbuluar përgjithësisht rrënoja dhe objekte të Periudhës së Hekurit dhe Periudhës Hitite të Vonshme; mirëpo këtë verë kemi zbritur deri në shtresat e epokës më të ndritur të Perandorisë Hitite”, bëri me dije prof. dr. Nicolo Marchetti nga Universiteti i Bolonjës, drejtues i gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Karkamisit.

Pasi njoftoi se në nekropol dhe hapësirën përreth tij kanë gjetur enë balte nga më të ndryshmet, akademiku italian vijoi me këto fjalë: “Më interesantja prej tyre është një shtambë, e cila daton rreth vitit 1.700 p.e.s. dhe është e zbukuruar me një “emoji” buzëqeshjeje.”

Sipas gjasave – shtoi prof. Marchetti – kjo është buzëqeshja më e vjetër në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit