1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ulet në Shkup avioni i parë i linjës së drejtpërdrejt nga Katari

Më të lexuarat

Pasagjerët nga Doha u pritën me urë uji në formë ylberi dhe me ushqim tradicional maqedonas

SHKUP (AA) – Avioni i parë i linjës së drejtpërdrejt ajrore nga Doha për në Shkup sot u ul në aerorportin “Aleksandri i Madh”. Linja e re nga Katari për në kryeqytetin e Maqedonisë do të jetë në shërbim katër ditë në javë me avionin “Erbas A320”, i cili posedon 12 vende në klasin biznes dhe 132 në klasin ekonomik, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasagjerët nga Doha u pritën me urë uji në formë ylberi dhe me ushqim tradicional maqedonas. Me avionin e ri nga Doha arritën edhe drejtori komercial i “Qatar Airways”, Ehab Abdel Fattah Amin dhe Ambasadorja e Maqedonisë në Katar, Vukica Kërtolica-Popovska, të cilët u mirëpritën dhe përshëndetën me qilim të kuq.

Ata u pritën nga drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni”, Alper Ersoy, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Goran Sugareski dhe ambasadori i Katarit në Maqedoni, Hassan Bin Abdullah Zaid Al Mahmoud, të cilët pas pritjes bashkarisht prenë tortën në nder të hapjes së destinacionit të ri.

Drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” dhe drejtori komercial i “Qatar Airways”, siç është paralajmëruar, ditën e nesërme do të drejtohen në një konferencë të përbashkët për media në të cilën do të promovojnë linjën e re ajrore nga Doha për në Shkup, si dhe përparësitë e dy kryeqyteteve pas lidhjes mes tyre përmes linjës së drejtpërdrejt ajrore.

Javën e kaluar, në aeroportin “Aleksandri i Madh”, “TAV Maqedoni” promovoi edhe tre linja të reja edhe atë deri në Maltë, Romë dhe Vaksjo. Me vendosjen e tre linjave të reja dhe rritjes së frekuentimeve të rutave ekzistuese në dy aeroporttet në Maqedoni pritet rritje e numrit të udhëtarëve si dhe rritjes së qarkullimit ajror në gjysmën e dytë të vitit.

Në gjashtë muajt e parë nga viti 2017 është regjistruar rritje prej gjashtë përqind nga numri i udhëtarëve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në të dy aeroportet e Maqedonisë, nga ai i Shkupit “Aleksandri i Madh” dhe nga ai i Ohrit “Shën Apostull Pali”, nga janari deri në qershor kanë kaluar gjithsej 860.130 udhëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit