-1.4 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Erdoğan i kërkon Perëndimit të zgjedh mes Turqisë dhe terroristëve

Më të lexuarat

“Në vend të shprehjes së solidaritetit për bashkëkombësit e mi, një numër i qeverive dhe institucioneve perëndimore, vendosën të presin epilogun e krizës”, tha Erdoğan

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kërkuar nga liderët e Perëndimit të zgjedhin mes Turqisë dhe terroristëve, kërkesë të cilën e ka bërë të ditur në një artikull të shkruar për të përditshmen britanike “The Guardian”, transmeton Anadolu Agency (AA).

I publikuar të shtunën, në përvjetorin e parë të puçit të dështuar të 15 korrikut, Erdoğan ka shkruar: “Nuk ka asnjë mënyrë për të ëmbëlsuar tradhtinë e cila i’u bë miqësisë së Turqisë, dhe që është në kundërshtim me marrëdhëniet bilaterale dhe vlerat e përbashkëta fundamentale”, shkruan Erdogan.

Ai vazhdon më tej duke iu kujtuar liderëve të Perëndimit se kanë vetëm dy zgjedhje. “Sot, liderët Perëndimorë mund të përzgjedhin mes solidarizimit të tyre me terroristët, ose të rifitojnë simpatinë e popullit turk”, shkruan presidenti i Turqisë.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me vendqëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin 250 persona humbën jetën dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

“Frenimi i grusht shtetit shënoi një pikë kthese në historinë e demokracisë, që do të jetë një burim shprese dhe inspirimi për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në diktaturë”, shkruan më tej presidenti turk.

Ai ka kritikuar liderët Perëndimor se nuk çmojnë shumë rëndësinë e asaj që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016. “Në vend të shprehjes së solidaritetit për bashkëkombësit e mi, një numër i qeverive dhe institucioneve perëndimore, vendosën të presin epilogun e krizës”, tha Erdoğan.

“Dyftyrësia dhe standardet e dyfishta të tyre kanë prekur shumë popullin turk, i cili rrezikoi gjithçka për të mbrojtur lirinë”, qortoi presidenti i Turqisë.

Në artikullin e tij, presidenti nënvizoi rëndësinë e sjelljes para drejtësisë të Fetullah Gylenit dhe ithtarëve të tij, sepse siç tha Erdoğan, provat flasin se ai qëndron pas grusht shtetit të dështuar.

“Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Turqinë, por për demokracinë anembanë botës”, shkruan në artikullin e tij Erdoğan, sipas të cilit, qëllimi i vetëm që kanë është ndjekja penale e kriminelëve duke ndërtuar një vend të rezistueshëm ndaj sulmeve të ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit