Policia në Rahovec është informuar sot nga zyrtarë të KEK-ut në Rahavec se një punëtor i tyre (lexues i njehsorëve) ishte sulmuar nga një i dyshuar në fshatin Celinë.
Sipas hetimeve të para, thuhet se punëtori ishte në kryerje të detyrës kur është sulmuar nga i dyshuari i cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec e më pas në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin e i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar nën masën e arrestit policor.kohaislame