12.1 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Irani këmbëngul në pasurimin e uraniumit

Më të lexuarat

Kryenegociatori bërthamor i Iranit ka thënë se fuqitë botërore duhet të njohin të drejtën e Republikës Islamike për të pasuruar uraniumin, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet për programin e saj bërthamor.

Said Xhalili i ka bërë këto komente në Almati të Kazakistanit, një ditë para raundit të ri të negociatave midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ai po ashtu ka thënë se Irani do të mbrojë të drejtën për të pasuruar uranium me më shumë “ashpërsi” pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit.

Fuqitë botërore dyshojnë se Irani shfrytëzon pasurimin e uraniumit, me qëllim krijimin e armës bërthamore, por Teherani i hedh poshtë këto akuza.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit