Pyetje: A lejohet hedhja e gazetave dhe revistave në të cilat është përmendur emri i Allahut?
Përgjigje: Hedhja e çdo gjëje, në të cilën ka ajete apo hadithe të Profetit, alejhi selam, është e ndaluar, sepse Fjalët e Allahut të Lartësuar janë të larta dhe duhet të nderohen, prandaj dhe Islami e ka ndaluar leximin e Kur’anit nga njeriu xhunub, ashtu siç ka ndaluar (sipas mendimit të shumë dijetarëve) prekjen e tij pa abdes.
Ato letra nuk duhet të hidhen, por të digjen plotësisht ose të copëtohen me anën e makinerive moderne, derisa të mos mbetet asgjë.
Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)
Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”