9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia reagon ndaj vendimit të Holandës

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hysejin Myftyollu gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve tha se deklarata e Holandës (që nuk e mirëpret vizitën e zv.kryeministrit turk) është domethënëse, pasi tregon konceptin e demokracisë në këtë vend.

Turqia ka reaguar ndaj Holandës, e cila nuk e ka mirëpritur vizitën e zv.kryeministrit Turull Tyrkesh (Tuğrul Türkeş). Ankaraja e ka cilësuar të pahijshme dhe domethënëse pengimin e vizitës në këtë vend, i cili i kushton rëndësi demokracisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hysejin Myftyollu (Huseyin Müftüoğlu) u përgjigj një pyetjeje drejtuar atij mbi reagimin e Holandës ndaj vizitës së Zëvendëskryeministrit Turull Tyrkesh, parashikuar për t’u realizuar në këtë vend në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti (15 korrik 2016).

Deklarata e Holandës është e pahijshme dhe domethënëse, pasi ajo tregon konceptin e demokracisë në këtë vend, u shpreh zëdhënësi Myftuollu dhe e vazhdoi deklaratën me fjalët:

“Me rastin e përvjetorit të 15 Korrikut, tentativës për grusht shteti, është parashikuar organizimi i një seri aktivitetesh përkujtimore jo vetëm brenda vendit, por edhe në disa vende evropiane, ku qytetarët tanë jetojnë më dendur. Qëllimi i këtyre aktiviteteve që do të mbahen në vendet në fjalë, aktivitete të cilat janë planifikuar në mënyrë të pavarur nga marrëdhëniet dypalëshe, është mbrojtja e demokracisë nga tentativa tradhtare për grusht shteti dhe evokimi e përjetësimi bashkë me qytetarët tanë që jetojnë në Evropë i atyre që ranë dëshmorë dhe mbetën veteranë për hir të demokracisë. Deklarata që ka ardhur nga Holanda është domethënëse, pasi flet për konceptin e demokracisë në këtë vend”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit