-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Serbët e veriut të Kosovës: Nuk do t’i respektojmë marrëveshjet

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës kanë thënë se nuk pajtohen që përmes asociacionit të komunave serbe, institucionet e Serbisë të zëvendësohen “me të ashtuquajturat institucionet serbe në Kosovë”.

Në takim të mbajtur sot, kanë marrë pjesë udhëheqësit ilegalë dhe përfaqësuesit e partive politike të Serbisë në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe pjesën veriore të Mitrovicës.

Në takimin e mbajtur në Zveçan, thuhet se “është marrë vendim unik që ekipi negociator dhe udhëheqja serbe në angazhimin e ardhshëm në negociatat me institucionet e përkohshme të Kosovës, të respektohet Kushtetuta e Serbisë, vullneti i qytetarëve të veriut të Kosovës i shprehur me referendumin e vitit 2012 dhe konkluzionet e sesionit të përbashkët të kuvendit të katër komunave”.

Sipas një deklarate, “ata nuk do të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjeve që do të arrihen në dëm të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit