Konstipacioni (kapsllëku) paraqet vështirësi në lëvizjen dhe zbrazjen e zorrëve. Jashtëqitja mund të jetë shumë e fortë, andaj është vështirë që të nxirret jashtë.
Gjatë kalimit të ushqimit nëpër traktin digjestiv, trupi i absorbon substancat e nevojshme dhe ujin nga ushqimi, ndërsa mbetet fecesi, i cili lëviz me anë të kontraktimit të zorrëve dhe dikur nxirret jashtë.
Çfarë e përkeqëson?
Shumë gjëra mund ta dëmtojnë këtë proces. Këtu përfshihen mos pirja e lëngjeve të nevojshme, të mos qenit aktiv, mos marrja e proteinave të mjaftueshme, marrja e shumë barnave, moskryerja e nevojës në kohën e duhur, si dhe përdorimi i tepërt i laksativëve (barna që lehtësojnë jashtëqitjen). Cilido nga këto shkaktarë bën që jashtëqitja të lëviz shumë ngadalë nëpër zorrë, gjë që çon në kapsllëk.
Çfarë e lehtëson?
E para që duhet të bëni për ta trajtuar kapsllëkun është që të siguroheni se merrni fibra dhe lëngje të mjaftueshme. Këto do ta ndihmojnë fecesin të lëvizë më lehtë nëpër zorrë duke e bërë atë më të butë.
Në rastet kur kapsllëku ndodh për herë të parë, në rastet kur keni kapsllëk mbi 3 javë, kur keni dhimbje, si dhe nëse keni vërejtur gjak në jashtëqitje, duhet të paraqiteni te mjeku.