Grupi famëkeq militant ISIS mori përgjegjësinë për 37 të vdekurit të premten në një kazino të kryeqytetit të Filipineve, por pretendimi rezulton të mos jetë aspak i vërtetë.
Një person nga Manila, baba i tre fëmijëve dhe i dhënë pas bixhozit, është përgjegjësi për viktimat dhe të plagosurit.
Personi 43-vjeçar ishte ndaluar në prill që të hynte në kazinotë e Manilës për shkak të një kërkese nga familja e tij, që e kishte portretizuar atë si të sëmurë pas kumarit.
Policia filipinase ka bërë me dije këtë të dielë se ai ishte i nxitur në aktin e tij nga borxhet, e jo nga terrorizmi.
“Identifikimi i sulmuesit si Jessie Javier Carlos, një katolik, provon se deklarimet nga ISIS-i për përgjegjësinë për sulmin e së premtes ishin të rreme,” raporton AFP të ketë deklaruar shefi i policisë së Manilës para gazetarëve.
“Përsërisim se ky nuk është një akt terrorizmi, por ky incident është i kufizuar me një akt të një njeriu të vetëm,” është deklarata e drejtuesit të policisë së kryeqytetit të Filipineve. /tesheshi.com/