23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Përkundër pretendimeve të ISIS-it, autori i masakrës në Manila është një bixhozçi

Më të lexuarat

Grupi famëkeq militant ISIS mori përgjegjësinë për 37 të vdekurit të premten në një kazino të kryeqytetit të Filipineve, por pretendimi rezulton të mos jetë aspak i vërtetë.

Një person nga Manila, baba i tre fëmijëve dhe i dhënë pas bixhozit, është përgjegjësi për viktimat dhe të plagosurit.

Personi 43-vjeçar ishte ndaluar në prill që të hynte në kazinotë e Manilës për shkak të një kërkese nga familja e tij, që e kishte portretizuar atë si të sëmurë pas kumarit.

Policia filipinase ka bërë me dije këtë të dielë se ai ishte i nxitur në aktin e tij nga borxhet, e jo nga terrorizmi.

“Identifikimi i sulmuesit si Jessie Javier Carlos, një katolik, provon se deklarimet nga ISIS-i për përgjegjësinë për sulmin e së premtes ishin të rreme,” raporton AFP të ketë deklaruar shefi i policisë së Manilës para gazetarëve.

“Përsërisim se ky nuk është një akt terrorizmi, por ky incident është i kufizuar me një akt të një njeriu të vetëm,” është deklarata e drejtuesit të policisë së kryeqytetit të Filipineve. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit