1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

EMRAT/ Lista me 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja në Shqipëri ‘gjallë a vdekur’

Më të lexuarat

Me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë. Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe.

Kastriot Dervishi shkruan se nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona. Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.

Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj. Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”.

Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot. Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.

Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.

Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991

1-Leka Zogu

2-Azem Mustafa Shehu

3-Avdul (Aqif) Emin Kadiu

4-Alo Muke Luarasi

5-Asllan Zenel Cenaj

6-Ajdin Qazim Mete

7-Abulla MuratKaloshi

8-Ali Kajmak Tubova

9-Ago Sherif Agaj

10-Asim Shefqet Jakova

11-Abaz Fejzo Ermenji

12-Bajrush Azem Kosova

13-Bardhok Shkurt Markaj

14-Dodë Bardhok Gjini

15-Ditar Ibrahim Kurtesi

16-Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)

17-Dilaver Dino Begu

18-Dhimitër Miho Maksakuli

19-Enver Mehmet Shaska

20-Enver Selman Dangëllia

21-Eqrem Hysen Peshkëpia

22-Enver Halim Peshkëpia

23-Eqrem Mahmet Telhaj

24-Ndue Frrok Dushi

25-Gjon Mark Jaku

26-Gjon Marka Çupi

27-Gjon GjetoVokrri

28-Gjon Marka Ndou

29-Hysen Osman Vërçani

30-Hetem HamitXhera

31-Haki Shefik Shehu

32-Hafuz Selman Hasa

33-Hiqmet Elmaz Meçe

34-Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)

35-Ishan AbdiToptani

36-Isuf Maksut Baruti

37-Islam Sali Dobra

38-Isa Haziz Manastirliu

39-Isuf Mehmet Luzaj

40-Jorgji Refael Ruço

41-Jonuz HysenNdreu

42-Kujtim Bektash Cakrani

43-Kadri Hysen Morina

44-Kolë Ndue Frroku

45-Kolë PrendëDoda

46-Kajo Maksut Tresova

47-Kosta Harallamb Karajani

48-Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)

49-Limoz Vehip Runa

50-Llesh Marka Doda

51-Miftar Zenel Spahiu

52-Meto Fetah Kalliri

53-Mubereq MuratToptani

54-Mark FranoTraboini

55-Mark Pash Pëllumbaj

56-Mehmet HasanXherahi

57-Mustafa Ismail Doko

58-Mark Bib Vokrri

59-Mark Tunxh Myftari

60-Mark ZefNdreca

61-Musa RexhHasani

62-Mato Murat Myftaraj

63-Ndue Mark Lala

64-Nikoll DodPrenga

65-Ndue Jak Zefi

66-Ndue Jak Bajraktari

67-Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)

68-Ndrec NdueTuçi

69-Nikoll Mark Gjon Markaj

70-Ndue Gjon Markaj

71-Nesti JosifKopali

72-Pal Mark Lala

73-Prend NdueKaziu

74-Qemal Mustafa Siqeca

75-Qazim Azem Çakërri

76-Qazim Neki Libohova

77-Qani Emin Lesko

78-Reis SheroAgaj

79-Ramiz Faslli Gjilani

80-Ramiz MehmetKoçaj

81-Ramadan Ismail Koçaj

82-Rexhep Musli Krasniqi

83-Ruhi Veip Runa

84-Reshat Dervishi Biçaku

85-Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)

86-Skënder Muço Metohu

87-Sulo Banush Pipa

88-Syrja Shefik Shehu

89-Sabaudin Shefqet Haxhiu

90-Sait QazimDemneri

91-Selaudin Hysen Sula

92-Selman BanushZhurka

93-Sami Ali Çaushaj

94-Stavro KristoKokali

95-Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)

96-Seit beg Kryeziu

97-Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)

98-Shaban Fetah Peshtani

99-Shyqyri Dervish Biçaku

100-Tajar Mehmet Shaska

101-Tahir Hajdar Vata

102-Turan Vesel Aliko

103-Teki Isuf Xhindi

104-Tahir Avdulla Hoxha

105-Theodhor Refail Ruço

106-Vasil KolëAndoni

107-Vasil Dhimitër Alarupi

108-Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)

109-Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)

110-Xhafer Zenel Meçe

111-Ymer Jakup Çakallozi

112-Zef Zog Zogu

113-Zef Marka Gjoka

114-Zeqir Jashar Hoshi

115-Zyber Mahmut Musaraj

116-Zef Marka Çupi

117-Zef Preng Gjoka

118-Zenel Sali Kellolli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit