Biri im, ti nuk mund ta arrish lumturinë në shtëpinë tënde, përveç se me 10 cilësi të cilat do t’ia dhurosh bashkëshortes tënde, merri nga unë dhe ruaji.
E para dhe e dyta: Gratë e duan dëfrimin dhe t’ua shprehësh dashurinë, andaj mos u bëj koprrac ndaj gruas tënde në këto dyja. Nëse bëhesh koprrac, mes teje dhe asaj ke vënë një perde te ftohtë dhe mangësi në përzemërsi.
E treta: Gratë urrejnë burrin e rreptë dhe të prerë, ndërsa e shfrytëzojnë të dobëtin dhe të butin, andaj çdo cilësie jepja pozitën e vet, sepse është më e denjë për dashurinë dhe tërheqëse e qetësisë.
E katërta: Gruaja dëshiron nga burri atë që burri e dëshiron nga ajo: fjalën e mirë, dukjen e jashtme, rrobat e pastra, parfumin e mirë, atëherë çdoherë bëhu i tillë. Dhe asnjëherë mos iu afro gruas derisa trupin e ke të djersitur, rrobat e pista, sepse nëse e bën këtë në zemrën e saj ke shkaktuar largësi, edhe nëse të nënshtrohet, të është nënshtruar trupi e jo edhe zemra e saj.
E pesta: Shtëpia është mbretëria e femrës ku ajo qëndron këmbëkryq, ke kujdes që mos ta shkatërrosh mbretërinë ku ajo jeton, mos tento ta largosh dhe nëse e bën veçse e ke larguar nga mbretëria e saj. Nuk ka armiqësi më të madhe për mbretin se sa t’ia marrësh mbretërinë edhe nëse ia tregon të kundërtën.
E gjashta: Gruaja dëshiron ta përfitojë burrin dhe njëherit mos ta humbas familjen e saj, atëherë ke kujdes, mos e llogarit veten tënde në një peshore me familjen e saj, ose ti ose familja, e nëse të zgjedh ty përballë familjes gjithherë do të mbetet e hidhëruar, ku do ta bart hidhërimin në jetën tënde të përditshme.
E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar e kjo njëherit është sekreti i bukurisë në të dhe sekreti i tërheqjes drejt asaj. Kjo nuk është e metë, sepse mbulimi është bukuria e bririt. Nëse gabon ndaj teje mos e kritiko duke u munduar ta drejtosh e ta thyesh, sepse thyerja është shkurorëzim, por as mos e le nëse ajo gabon e të shtrembërohet edhe më shumë, që pastaj të vetëizolohet , s’të dëgjon e as nuk sillet butë me ty, por gjithherë gjeje një mesatare.
E teta: Gratë janë të prira t’i mohojnë të mirat e burrit, nëse i bën mirë gjatë gjithë jetës dhe vetëm njëherë gabon ndaj saj, ajo thotë: asnjëherë, kurrë asnjë të mire nuk kam gjetur tek ti. E ty kjo cilësi mos të të bëjë ta urresh dhe të largohesh prej saj, nëse e urren këtë cilësi ia do një tjetër.
E nënta: Gruaja kalon nëpër gjendje të plogështisë trupore dhe psikike, saqë edhe Allahu, azze we xhel-le, e la liruar nga shume obligime, p.sh. ia ka ndaluar namazin rreptësishtë gjatë ciklit menstrual dhe lehonisë, edhe agjërimin derisa t’i kthehet shëndeti dhe t’i përmirësohet temperamenti. Bëhu i edukuar me atë gjatë kësaj kohe, ashtu sikurse që Allahu, azze we xhel-le, ia ka pakësuar obligimet asaj, edhe t’i pakësoji kërkesat dhe urdhëresat e tua.
E dhjeta: Dije se gruaja është rob tek ti, mëshiroje mbylljen e saj dhe fale dobësinë e saj, do të jetë për ty shoku më i mirë.