-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zvicër, diskriminimi ndaj shqiptarëve – në rritje

Më të lexuarat

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, në një deklaratë për media, ka shprehur shqetësimin për diskriminimin në rritje ndaj komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera në këtë vend.

“Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira, me dinjitet dhe me të drejta të barabarta”, thuhet në artikullin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Përgjegjësia e përbashkët për të nxitur dhe për të mbrojtur këtë ideal na kujtohet çdo vit në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, më 21 mars”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.

Më tej, në komunikatë thuhet se për fat të keq ky ideal nuk është mbrojtur nga të gjithë në Zvicër. Në të kundërtën, sipas tyre, diskriminimi është më i theksuar kohët e fundit ndaj grupeve të të huajve në Zvicër.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës është shqetësuar me rritjen e diskriminimit, stigmatizimit dhe racizmit ndaj komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Dy ditë më parë në media është raportuar se si një njeri në moshë mesatare në një tren nga Luzerni për në Giswil, në një bisedë të gjatë është filmuar duke shprehur urrejtjen ndaj shqiptarëve të Kosovës. Sipas deklaratës së avokatit, David Gibor, dhënë për 20minute, ky njeri ka kryer një vepër penale me disa nga deklaratat e tij. Kundër personit në fjalë tashmë është deponuar një padi penale”, thonë nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.

“Diskriminimi dhe ksenofobia janë akte përjashtuese. Prandaj racizmi nuk ka vend në Zvicër”, tha tha Avni Binaku, sekretar i Kuvendit, për albinfo.ch.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës i ka bërë thirrje Qeverisë së Zvicrës që të marrë masa ndaj mediave që diskriminojnë gjatë raportimeve të tyre imigrantët, sidomos komunitetin shqiptar. Njëkohësisht i bën thirrje Qeverisë që të implementojë ligjet kundër diskriminimit. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit