-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

FOTO/ Krimet e fshehura në komunizëm, ja çfarë kishin bërë ushtarët në Durrës

Më të lexuarat

Në një dokument të arkivit të ministrisë së Brendshme publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi mësohet për krimet ordinere në kohën e komunizmit, por një prej tyre në komunikatën e mëposhtme është një krim i llahtarshëm.

“Shumë herë, nga persona ithtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”. Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshmshme të atij regjimi.

Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë. Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991.”, shkruan Dervishi.

Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit