1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë rregullat e reja të Trumpit për emigrantët e vendeve muslimane

Më të lexuarat

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur “kritere të reja” për turistët musliman.

Kërkesat e reja përfshijnë lidhje të afërta familjare apo lidhje biznesi për aplikantët e vizave nga gjashtë vendet me shumicë myslimane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Ky vendim vjen menjëherë pasi Gjykata e Lartë vendosi të hënën të lejojë një pjesë të ndalimit të udhëtimit për refugjatët dhe emigrantët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni për të paktën 90 ditë dhe pezulloi programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

Udhëzimet e reja iu dërguan ambasadave dhe konsullatave të vendeve respektive. Ato u bëjnë me dije se ata që duan të hyjnë në SHBA duhet provuar lidhjen familjare me një shtetas amerikan, nëse ai është prind, bashkëshort, fëmijë, bir apo bijë të rritur.

Brezi tjetër familjar, si gjyshërit, nipërit, hallat, xhaxhallarët, nipat,kushërinjtë, vëllezërit dhe motrat, dhëndërit dhe anëtarët e tjerë të familjes nuk do të konsideroheshin marrëdhënie të ngushta.

Pengesa e rishikuar e udhëtimit e lëshuar më 6 mars, është një version i modifikuar i një vendimi të zbatuar në janar, vendim i cili është kritikuar gjerësisht. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit