0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Babai e fut çdo ditë të bijën e sëmurë në një varr të hapur, arsyeja e dhimbshme (FOTO)

Më të lexuarat

Një histori e dhimbshme na vjen nga Kina që ka si protagonistë babë e bijë. Një baba në Sichuan të Kinës, i quajtur Xhang Liyonga e dërgon çdo ditë të bijën në një varr të hapur në mënyrë që të mësohet me vendin ku do të prehet pasi të largohet nga kjo botë. Vajza e vogël ka një sëmundje të rëndë e cila i ka ditët e numëruara. Ajo vuan nga një çrregullim në qarkullimin e gjakut dhe për shërimin e saj nevojiten shuma të mëdha parash. Babai tregon se i ka shpenzuar të gjitha kursimet për shërimin e saj dhe se i ka humbur shpresat. Në këtë mënyrë, ai thotë se po përpiqet që t’i tregojë se ajo është e sëmurë dhe se nuk do të jetojë edhe shumë gjatë, ndërsa shtreson se “nuk do të frikësohet kur të vetme do ta lëmë këtu, nën dhe”. “Kemi humbur të gjitha shpresat për mbijetesën e saj dhe nuk kemi më të ardhura. Askush nuk po na ndihmon që ta shërojmë”, ka treguar babai i vajzës.



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit