Pyetje: selam alejkum, hoxhë, kam një pyetje: kam dëgjuar se ekzistojnë disa lutje të caktuara që të ndihmojnë të kalosh provimin me lehtësi, a është e vërtetë dhe nëse po, cilat janë ato lutje? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:
Dijetarët kanë treguar se lutje të këtilla nuk ka. Gjithë atë që mund ta lexoni nëpër libra apo faqe të internetit kinse ekzistojnë lutje që të ndihmojnë, nëse i thua kur të dalësh nga shtëpia për në provim, kur ta marrësh fletën e provimit, kur nuk e di përgjigjen, kur ta dorëzosh fletën e kështu me radhë.
Botëkuptimi islam për raste të këtilla është: të punosh, ta japësh tërë mundin dhe pas kësaj ta lusësh Allahun për sukses. Nëse nuk i bën kushtet për të kaluar provimin nuk ka lutje që të ndihmon. Mirëpo nëse mundohesh me tërë qenien, pastaj kërkon prej Allahut të të ndihmojë, Allahu të ndihmon. Është e vërtetë se ka lutje nëpërmjet të cilave kërkohet që Allahu ta lehtësojë një vështirësi të caktuar, mirëpo kjo nuk është e veçantë për provime, por thjeshtë është e përgjithshme. “Allahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehla ue etnte texha’alul hazne idha sh’ite sehla” (o Allah, nuk gjë të lehtë pos asaj që Ti e bën të lehtë dhe Ti kur dëshiron e bën edhe të vështirën të lehtë).
Duke u nisur nga këto të vërteta fetare, këshilloj nxënësit dhe studentet e të gjitha niveleve arsimore që rezultatet t’i kërkojnë me punë, zell pastaj me lutje drejtuar Allahut të madhërishëm!