Teksa zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Dritare me Rudinën”, u thirr Ezani.
Kjo bëri që ajo të ndërpresë intervistën.
Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: Tash duhet të ndalojmë.
“Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”, u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.
Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: 7 orë reklama….
“shhhhhhhhhh, se jemi live”, u përgjigj gazetarja. Mund ta vëreni këtë në fund të kësaj pjese nga minuta 24:50.