0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deputeti kanadez agjëron për t’i ndihmuar muslimanët, thotë se është i shastisur nga mbështetja që mori nga ta

Më të lexuarat

Politikani kanadez, i cili po agjëron muajin e Ramazanit, ka theksuar se filloi agjërimin për të mbledhur para për një bankë ushqimore, por ishte i shastisur nga mbështetja që mori nga muslimanët.

Mark Holland, deputeti liberal i parlamentit për Ajax, një qytet pranë Torontos, tha se një mik i kërkoi atij, në vitin 2015, që të mbledh para për Give30 (një bankë ushqimore që u kërkon njerëzve të marrin kursimet e mbledhura nga agjërimi gjatë muajit të shenjtë dhe të kontribuojnë me këto kursime për bankat lokale të ushqimit).

“Unë nuk hezitova kur më pyetën nëse do të agjëroja me komunitetin si një shfaqje mbështetëse”, ka theksuar Holland.

Ai u bashkua me rreth 2 miliardë muslimanë në mbarë botën për të praktikuar agjërimin e Ramazanit, në interes të bamirësisë dhe për të përqëndruar dritën mbi njerëzit që shpesh janë të detyruar të agjërojnë.

“Ndërsa, kushdo që ka agjëruar e di se mosushqyerja gjatë ditës është e vështirë, por shumë nuk kanë një zgjedhje kur vjen puna për të vendosur nëse do të hanë apo jo dhe bankat lokale ushqimore luajnë një rol jetësor për të ndihmuar ata në nevojë, “tha ai.

Give30 mbështet 14 nga bankat më të mëdha të ushqimit në komunitetet anembanë Kanadasë dhe SHBA-së, sipas faqes së internetit të organizatës.

Që nga 9 qershori, më shumë se 75 mijë 000 dollarë kanadez, ishin mbledhur në të gjithë vendin, kështu që shuma duhet të jetë shumë më e madhe deri në fund të Ramazanit që do të përfundojë më 24 qershor.

“Unë do të doja të shihja që Give30 tejkalon shumën e mbledhur nga viti i kaluar që ishte 170 mijë e 505 dollarë kanadez”, tha babai 42-vjeçar i tre fëmijëve.

Ndërsa, qëllimi është të ndihmojë bamirësinë, bashkimi në agjërimin e Ramazanit ka paguar dividentë të tjerë.

“Ne në Ajax jemi me fat që kemi një popullsi muslimane dhe diversitet të jashtëzakonshëm, ku derdhja e fondeve të mbështetjes nga komuniteti ka qenë tronditësedhe tepër prekëse,” tha Holland.

“Kur agjërrova së pari, mendova se do të ishte një mënyrë e mirë për të ngritur vetëdijen për një bamirësi të denjë duke bërë punë të admirueshme. Unë ende agjërojë në mbështetje të Give30, por edhe tani ajo ka shërbyer me të vërtetë si një urë e madhe në mes të grupeve në komunitetin tonë. Unë isha me fat që u zgjodha në vitin 2015 dhe më është dhënë një platformë që shpresoj se kam qenë në gjendje të përdorë për të edukuar jo-muslimanët rreth Ramazanit dhe se me çfarë ka të bëjë ai.Shpresoj se kam luajtur një rol të vogël në bashkimin e komuniteteve në Ajax dhe Kanada”, ka shtuar Holland./30 ditet/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit