3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Refugjatja siriane, ambasadorja më e re në UNICEF

Më të lexuarat

Një refugjate siriane, vetëm 19 vjeçare, është bërë ambasadore në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (Unicef).

Muzoon Almellehan është emëruar si ambasadorja më i re e organizatës ndërkombëtare.

Duke njoftuar për emërimin e Muzoon në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve, Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Unicef, ​​Justin Forsyth, tha: “Historia e Muzonit lidhur me trimërinë dhe forcën e saj na frymëzon të gjithëve. Ne jemi shumë krenarë që ajo do të bëhet ambasadore për Unicefin dhe për fëmijët në mbarë botën”.

Muzoon u largua nga konflikti në Siri së bashku me familjen e saj në vitin 2013. Ajo jetoi si refugjate për tre vjet në Jordani para se të rivendosej në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë 18 muajve sa qëndroi në kampin Za’atari të Jordanisë, që ajo filloi të avokonte për qasjen e fëmijëve në arsim, veçanërisht për vajzat.

“Qysh si fëmijë, e dija se arsimi ishte çelësi i së ardhmes sime, kështu që kur ika nga Siria, gjërat e vetme që morra me vete ishin librat e mi të shkollës”, – tha Muzoon.

Si refugjate, e pashë se çfarë ndodh kur fëmijët detyrohen të përfshihen në martesa të hershme ose në punë fizike – ata humbasin arsimin dhe humbasin mundësitë për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse unë jam krenare që jam duke punuar me UNICEF-in për t’u dhënë fëmijëve zërin e duhur dhe për t’i futur në shkollë.

Vetëm ne zonat e konfliktit, mendohet se rreth 25 milion fëmijë të moshës së filloristëve janë jashtë shkollës. Për fëmijët që jetojnë si refugjatë, vetëm gjysma janë të regjistruar në shkollën fillore dhe më pak se një e katërta janë të regjistruar në shkollën e mesme. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit