3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

E reja pret damarët, babai denoncon dy misionaret e kishës. Ja ku ka ndodhur

Më të lexuarat

Një 24-vjeçare, aktiviste në një kishë në Durrës, ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët e dorës së majtë. Ka qenë babai i të resë me iniciale Sh. H., 46-vjeçari me iniciale A. D., ai i cili ka denoncuar në polici ngjarjen.
Ai madje ka paditur edhe dy misionare në këtë kishë, shtetaset M. M. dhe C. H., të dyja 20 vjeçe.
Policia nuk jep më shumë detaje rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje, por dyshohet që dy 20-vjeçaret mund të kenë lidhje të forta në tentativën për vetëvrasje të 24-vjeçares. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M. M., C. H., 20 vjeçe të dyja, misionare në një kishë, pasi dyshohet se 46-vjeçari me inicialet A. D., banues në Durrës, kallëzon se, vajza e tij, aktiviste ne ketë kishe, shtetasja SH.H, vjeç 24, ka tentuar të presë damarët e dorës së majtë.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit