Një 17 vjeçare është sulmuar, rrëmbyer dhe vrarë derisa ajo po kthehej në shtëpi në Virigjinia të Dielën, pasi kishte qenë në xhami.
Vajza e quajtur Nabra Hassanen nga Restoni, kishte marrë pjesë në takimin në xhami të All Dulles të shoqërisë Musliman, në një ligjëratë për 10 ditët e fundit të Ramazanit, kur kishte ndodhur sulmi në orët e hershme të mëngjesit të Dielës, transmeton KohaIslame.com
Ajo ishte duke shkuar në shpi së bashku me disa shoqe të tjera kur u konfrontuar me një motorisë. Në atë moment ai e ka grabitur vajzën, thuhet sipas policisë.
Ata nuk munden ta gjejnë Nabra. Trupi i saj u gjetë në Sterling në orën 3 të mëngjesit. Autopsia ende ska dal me rezultatet konkrete. Një 22 vjeçar i quajutr Darwin Martinez është ndaluar si i dyshuar dhe është akuzuar për vrasjen. E kanë quajtur sulm me motive urrejtje, përcjell KohaIslame.
Familja ndjehet shumë e trishtuar dhe e mërzitur me këtë që ka ndodh. E kanë bërë edhe një kampanjë për të ndihmuar familjen e Nabra, duke grumbulluar më shumë se 111.700$.
Sulmet anti-Muslimane në Shtetet e Bashkuara janë rritur për 57% sa ishin në vitin 2016 në 2,213 dhe 1,409 në vitin 2015.
Ky sulm në mediat gloable nuk po shihet si sulm terrorist, i bërë nga motive urrejtje dhe mosdurimi. /KohaIslame.com/