Farmacia në botën islame si një profesion i ndarë nga mjekësia është paraqitur në fillim të shekujve tre/nëntë. Këta shekuj nuk paraqesin vetëm krijimin dhe hapjen e shumë farmacive private në Bagdad por edhe në vende të tjera myslimane.
Shumica e farmacistëve të cilët i menaxhonin ato farmaci ishin të përgatitur mirë dhe me njohuri të mjaftueshme në krijimin e medikamenteve të ndryshme mjekësore.
Spitalet shtetërore gjithashtu kishin barnatoret e tyre ku përgatiteshin shumë medikamente mjekësore, në laboratorë punoheshin shurupe, yndyra, pudra dhe preparate të tjera mjekuese në një numër shumë të madh.
Farmacistët dhe barnatoret e tyre periodikisht inspektoheshin nga zyrtarët e qeverisë, këta zyrtarë kontrollonin gjendjen e barnatoreve, të barërave dhe kushteve të tjera të cilat lypseshin për farmacinë.
Zhvillimi i profesionit të farmacisë në Islam – katër shekuj përpara se farmacia të marrë vend në vendet e Europës – ishte rezultat i tre faktorëve kryesorë: dëshira e madhe për hulumtimin e drogave dhe lëvizja e tyre në treg; maturia profesionale, dhe përgjegjësia intelektuale për farmaci kualitative.
Shekujt tre/nëntë janë dëshmi të lëvizjeve të mëdha të shkencave të ndryshme, në këtë rast edhe të farmacisë. Në farmaci, manuali materia medica dhe instruksionet e ndryshme për farmacistët kanë qenë në numër të shumtë, por janë veçuar disa punime shumë me rëndësi të autorëve myslimanë.
Kontribut në farmacinë islame në shekujt tre/nëntë ka dhënë fizikani Yahann b.Masaëayh, biri i një farmacisti. Në librin e tij për përbërësit aromatikë Masaëayh ka dhënë detaje për trembëdhjetë përbërës aromatikë, për metodat e përbërjes së tyre fizike dhe efektet farmakologjike.
Libri i ibn. Masaëayh-t «al-Mushajjar al-Kabir » etablohet si një enciklopedi mjekësore për sëmundjet dhe shërimin e tyre me barëra dhe dieta.
Formulari i parë farmaceutik i shkruar në Arabisht është nga al-Aqrabadhin tly Sabur b. Sahl (v.255/869). Në këtë formular ai jep pjesët e recetës, metodat dhe teknikën e lidhjes së tyre, aktet farmakologjike, dozën, dhe pjesën për administratë. Formulari është i organizuar në bazë të formës së preparatit mjekues i cili jepet, p.sh. tableta, pudra, yndyra, shurupe etj.
Vendet si Lindja e mesme, Greqia dhe Roma shumë herë kanë kopjuar këtë formular farmaceutik.
Kemi edhe libra të tjerë të famshëm që kanë dhënë kontributin e tyre në farmaci. Mund të marrim mësuesin Ya’qub b. Ishaq al-Kind i cili ishte një kritik shumë i madh i alkimistëve.
Farmacia islame ishte edhe një këshilluese dhe kontribuuese në shkencat farmaceutike të zhvilluara në vendet Greko-Romake.
Albinot Maloku
Brunilda Noka