89 kolon hebre kanë bastisur oborrin e xhamisë së Mesxhid-i Aksas gjatë kohës deri sa myslimanët ishin duke bërë lutje dhe kanë penguar hyrjen e palestinezëve në xhami.
Kolonët hebrenj sërish shaktojnë provokime në Jerusalem duke hyrë në grup në Mesxhid-i Aksa.
89 kolon hebre kanë bastisur oborrin e xhamisë së Mesxhid-i Aksas gjatë kohës deri sa myslimanët ishin duke bërë lutje dhe kanë penguar hyrjen e palestinezëve në xhami.
Këta kolon nën mbrojtjen e policisë hynë në Mesxhid-i Aksa dhe bënë një shëtitje në Harem-i Sherif.
Tërheq vëmendjen ngritja e masave të sigurisë nga ana e policisë para se kolonët të bastisin xhaminë.
Gjatë ngjarjes 4 palestinezëve i është ndaluar hyrja në Mesxhid-i Aksa me arsyetim se kanë hedhur gurë ndaj kolonëve hebre.
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit një numër i madh i palestinezëve nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor vizitojnë Mesxhid-i Aksa-n e cila ka qenë kibla e parë e myslimanëve.