Shteti amerikan i Dakotës Jugore ka miratuar një ligj, i cili u lejon qarqeve shkollore të armatosin mësuesit dhe stafin tjetër të shkollave.
Mbështetësit e ligjit thonë se ai do të parandalojë të shtënat masive, të tilla si masakra e dhjetorit në një shkollë fillore në Konektikat, ku janë vrarë 26 persona, shumica nga ta fëmijë.
Masa nuk i detyron qarqet shkollore të armatosin stafin, por u mundëson atyre të vendosin vetë. Ajo do të hyjë në fuqi në muajin korrik.
Miratimi i saj ndodh në mesin e një debati të nxehtë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me kontrollin e armëve.