Në fshatrat pa elektricitet të Etiopisë, falë Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA u dëgjua për herë të parë zëri i ezanit.
Në fshatrat pa elektricitet të Etiopisë, falë Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA u dëgjua për herë të parë zëri i ezanit.
TIKA, në fshatrat pa elektricitetet të këtij vendi, instaloi sisteme të energjisë diellore në 20 xhami dhe i gjeti derman problemit të energjisë së xhamive.
Në Xhamitë që krahas paneleve diellore iu dhurua edhe sistem zanor, për herë të parë u ndezën dritat dhe për herë të parë banorët dëgjuan thirrjen e ezanit nga altoparlantët.
Në fshatin Welkite afërsisht 200 kilometra larg kryeqytetit Adis Ababa u bë inaugurimi i projektit të Xhamisë Hawi.
Në ceremoni mori pjesë edhe Koordinatori i TIKA-s në Adis Ababa, Fazëll Akën Erdoan (Fazıl Akın Erdoğan), Sekretari i Shërbimeve Fetare në Adis Ababa, Mustafa Axhar (Mustafa Acar) dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Islamik të Etiopisë, Haxhi Alfadil Ali Mustafa.
Në fjalën e rastit Erdoan tha se TIKA, që nga viti 2005 e deri më sot, ka realizuar qindra projekte në Etiopi.
“Për mua ky ishte projekti më emocionues. Jo vetëm këtu, por në të katërta anët e Etiopisë, në 20 xhami në të njëjtën kohë banorët e këtyre fshatrave dëgjojnë thirrjen e ezanit” tha Erdoan.
Ezanin e parë në Xhaminë Hawi e thirri Sekretari i Shërbimeve Fetare të Adis Ababa, Mustafa Axhar.
Në fjalën e mbajtur në ceremoni, Axhar tha se me projektet e vëna në jetë në të katërta anët e botës, TIKA është faqja e bardhë e Turqisë.
“Falë këtyre projekteve buzëqeshin fytyrat e vëllezërve tanë” tha Axhar.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Islamik të Etiopisë, Haxhi Alfadil Ali Mustafa falënderoi TIKA-n për ndihmat e dhënë në vendin e tij.
Mustafa duke iu drejtuar xhematit kërkoi që të jenë mirënjohës për pajisjet që zotërojnë.
Ai bëri të ditur gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Etiopisë janë zhvilluar nga dita në ditë dhe theksoi se dëshirojnë vazhdimësinë e ndihmave që vijnë nga Turqia.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në Etiopi vetëm 27% e popullsisë ka elektricitet.
