Në një deklaratë që bëri të enjten Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheik Muhammed bin Abdurrahman al-Thani theksoi se shkuarja e ushtarit turk në Katar do ti shërbejë paqes së rajonit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, al-Thani tha se kriza diplomatike që kanë me vendet e Gjirit mund të kapërcehet me rrugë diplomatike, por nuk mendojnë të bëjnë ndryshime në politikën e jashtme.
“Nuk do të bëjmë lëshime nga politika jonë e pavarur e jashtëm, tha ministri i Punëve të Jashtme të Katar në deklaratën që bëri në kryeqytetin e vendit, Doha, ndërsa shtoi se nuk ka kanë bërë ndonjë ndryshim në pozicionin e ushtrive.
Shkuarjen e ushtarit turk në Katar ministri al-Thani e vlerësoi si një hap pozitiv për sigurinë e të gjithë rajonit.
Al-Thani shtoi se kriza eksporti i gazit natyror të Katarit nuk do të preket nga kriza.
Ndër të tjera ministri i Jashtëm i Katarit tha se Irani është i gatshëm të dërgojë ndihma ushqimore, ndërsa shtoi gjithashtu se janë duke vlerësuar edhe një propozim të Teheranit për të vënë 3 porte në dispozicion të Katarit.