Aktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë rob guvernatorin e provincës veriore të Rakas (Raqqa) pasi që morën së pari kontrollin mbi kryeqytetin provincial.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se kryengritësit kanë kapur guvernatorin Hassan Jalili pas përleshjeve që ndodhën afër rezidencës së tij në qytetin e Rakas.
Jalili është zyrtari më i lartë që kapet nga kryengitësit, të cilët po luftojnë kundër gjenocidit të kriminelit Bashar al-Assad./bs/kohaislame