Një gjerman pa një musliman në sexhde, duke falur namaz, kjo gjë e befasoi tej mase, kështu që e priti atë derisa e mbaroi namazin. Pas namazit shkoi tek ai dhe e pyeti për domethënien e këtij namazi, për fshehtësitë dhe lëvizjet e tij, e veçanërisht për sexhden. Kur ia sqaroi muslimani domethënien, urtësinë dhe dobitë e namazit, njeriu thuajse u shtang nga gëzimi, sikur e gjeti atë që po e kërkonte me vite të tëra. Më pas, ky njeri i tregoi muslimanit arsyen e habisë së tij; ai ndodhej në një krizë shpirtërore, ndiente një shtrëngim të madh në shpirt dhe për ta tejkaluar atë gjendje vendoste fytyrën në tokë, pas kësaj qetësohej. Kështu vepronte sa herë që ndodhej në një krizë të tillë, që të qetësohej shpirtërisht, mirëpo ai nuk e kishte kuptuar fshehtësinë e kësaj qetësie derisa e pa këtë musliman.
Atëherë, muslimani e dërgoi atë në Qendrën Islame të Munihut (München-it), ku ia sqaruan fenë islame, dhe gjatë asaj vizite ky njeri e shqiptoi shehadetin dhe u bë musliman. Kjo sexhde u bë shkak që ky njeri ta pranojë Islamin.[1]
Përktheu: Jusuf H. Kastrati – Shembulli.com