Kriza në Siri dhe konflikti izraelito-palestinez pritet të jetë në krye të agjendës në vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry në Arabinë Suadite.
Kerry do të mbajë bisedime të hënën në Arabinë Saudite, si pjesë e vizitës së tij të parë në botën arabe që prej marrjes së detyrës, raportojnë mediat.
Kerry është planifikuar të takohet me udhëheqësit e rajonit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Princin Saud al-Faisal dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.
Kerry mbërriti në Riad të dielën në mbrëmje pas një vizite dy-ditore në Egjipt, ku njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Egjiptit ndihmë buxhetore prej 190 milion dollarë, pas premtimit të presidentit egjiptian, Mohamed Morsi se do të ndërmerren reformat e dhimbshme ekonomike të nevojshme për të siguruar një kredi nga FMN. /Tg/kohaislame