1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haradinaj merr “dekoratë amerikane” nga një mashtrues

Më të lexuarat

Ramush Haradinaj është nderuar të enjten me titullin “Misionar i paqes” dhe me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.
Por, sipas një hulumtimi të televizionit italian “Canale 5”, organizata që ia ndau dekoratën kandidatit për kryeministër të Kosovës është skemë mashtrimi që shet diploma me para, shkruan sot Koha Ditore.
Emisioni i “Striscia la Notizia” në “Canale 5” në shkurt të këtij viti ka transmetuar hulumtimin dhe skemën e mashtrimit që ndodh në Tiranë.
Protagonist i italianëve është Shefki Hysa, themelues i kësaj organizate, e cila prezantohet si pjesë e OKB-së.
“Sipas Hysës, nëse paguan një tarifë prej 7 mijë eurosh, ata të pajisin me një kartë të veçantë e cila, sipas tyre, e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë dhe me lëvizjen jashtë kufijve”, citon “opinion.al” hulumtimin e televizionit italian.
Është pikërisht Hysa që në Prishtinë ia ndau çmimin Haradinajt, duke thënë se heronjtë nuk duhet të harrohen dhe se duhet të meritojnë respekt dhe vëmendje nga të gjithë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit