3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A qajnë Qielli dhe Toka për ty?

Më të lexuarat

Duke dëgjuar një ligjëratë më bëri përshtypje ajeti i 29-të i sures Duhan, ku thotë Allahu i Lartësuari:

“Nuk i vajtoi ata (tiranët zullumqarë) as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre.” (Duhan, 29)

Ky ajet të bën të mendosh për vajtimin që mund ta bëjë qielli dhe toka!

Pra, qielli dhe toka pikëllohet për një fatkeqësi, për diçka të humbur, për fatin e dikujt. Pra vajton për dikë dhe nuk vajton për dikë.

Ajeti në fjalë tregon se qielli nuk vajton (pikëllohet, mërzitet, nuk i vjen keq) për Faraonin zullumqar dhe për bashkëpunëtorët e tij, sepse këta e shpërfillnin Allahun, dhe robërit e Tij. Atëherë, duhet kujtuar këtë se: nëse nuk kanë vepër të mirë e cila ngjitet në qiell dhe punë të hajrit me njerëzit në Tokë që të kujtohen, kjo i bën që tiranët, zullumqarët, kur të largohen nga dynjaja të mos qajë e vajtojë Toka e qielli. Përveç kësaj, të tillët nuk e kanë shansin e pendimit por menjëherë i zë edhe dënimi.

Allah! Allah! Toka dhe qielli qajnë për besimtarin. Përderisa ai bën vepra të mira dhe e ruan lidhjen me Allahun, veprat ngjiten vazhdimisht tek Ai. Atëherë kur vdes, qielli qan për shkak se u mbyll lidhja që përcilleshin veprat në lartësi, qan po ashtu edhe Toka, vendi ku ai adhuronte Allahun.
Ata të cilët e ndjekin rrugën e Faraonit, në mosbesim, në mosdëgjim dhe në mosrespektim të urdhrave të Allahut do ta kenë po të njëjtin fat. Pra Toka dhe qielli nuk i vajton ata.

O besimtarë!

Mendoni pak në fjalën e Allahut “Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka,”.

Toka dhe qielli pikëllohen, qajnë e vajtojnë për besimtarin, për robin e Allahut; mendo a je ti meritor për pikëllimin e këtyre dy krijesave të Allahut që të të vajtojnë, kur të largohesh nga kjo dynja?!

Hoxhë Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit