16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Duric: Nuk i japim komunat në veri të Kosovës

Më të lexuarat

Marko Duric, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, për strategjinë e ardhshme serbe në dialog me Kosovën thotë: kemi arritur pikën kritike, është koha për koncesione nga Prishtina!

“Negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës kanë arritur në një udhëkryq të rëndësishëm. Tani është e nevojshme që përfaqësuesit me ndikim, të komunitetit ndërkombëtar, të dërgojnë një mesazh tek institucionet e Kosovës se është domosdoshmëri që ata të bëjnë lëshime për të arritur një kompromis”, ka thënë ai për Novosti.

“Serbia ka koncept të qartë që bazohet në krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Jemi të gatshëm për lëshime të arsyeshme, vetëm në korniza të këtij plani. Vetëm koncepti i bashkësive serbe ua mundëson bashkatdhetarëve tanë të jetojnë në përputhje me standardet që ekzistojnë në ato vende të BE-së që janë përballur me çështje të ngjashme të pazgjidhura”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit